Këshilli i Lartë Gjyqësor me shumicë votash nuk pranon ngritjen e komisionit për verifikimin e dosjes së Irena Gjokës, e dënuar në Greqi për falsifikim vize por që nuk e deklaroi, por që u zbulua pas denoncimit të PD-së. Shumica e anëtarëve të KLGJ kërkojnë dërgimin te Inspektori i Lartë i Drejtësisë duke iu shmangur përgjegjësi dhe kaluar “topin”.
Një javë më parë, Gjoka, në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor parashtronte argumentet kundër verifikimit të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas së cilës, vendimi i gjykatës greke në vitin 2005 për të është autentik. Ajo insiston se nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor.









