-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Tivari – Holokausti i fshehur në trojet Ilire!!!

Kryesoret

KRIMI QË U MBULUA, HESHTJA QË TURPËRON ENDE KOMBIN AUTOKTON ILIR!!!

Serbët janë të ardhur në trojet ilire.

Shqiptarët janë autoktonë.

Por në pranverën e vitit 1945, në zemër të këtyre trojeve, ndodhi një krim që historia zyrtare u përpoq ta varrosë përjetë.

Masakra e Tivarit nuk ishte luftë.

Nuk ishte kaos.

Nuk ishte aksident.

Ishte shfarosje e qëllimshme.

Mijëra djem shqiptarë, afro 4-5000, por minimizohet në 1.500, kryesisht nga Kosova dhe trevat veriore, u grumbulluan me mashtrim, u çarmatosën dhe u nisën në marshime të detyruara drejt bregdetit. U premtua front, u dha vdekje. Në Tivar, ata u mbyllën, u rrahën, u poshtëruan dhe u ekzekutuan në masë. Trupat u zhdukën për të zhdukur provat. Emrat u fshinë për të vrarë kujtesën.

Ky ishte Holokausti i heshtur i shqiptarëve.

Ashtu si Holokausti ndaj hebrenjve, edhe Tivari:

  • filloi me çarmatim dhe izolim,
  • vazhdoi me trajtim çnjerëzor,
  • përfundoi me ekzekutim masiv,
  • dhe u shoqërua me fshehje shtetërore dhe mohimin e krimit.

Dallimi tragjik është ky:

Holokausti u njoh. Tivari u mohua.

PSE?

U vra rinia shqiptare për të thyer shtyllën e së ardhmes.

U dërgua një mesazh i qartë: Se shqiptarët duhej të nënshtroheshin, ose të zhdukeshin.

Ky krim ishte vazhdimësi e një politike represive prej dy shekuj ndaj shqiptarëve në Kosovë, që më pas do të prodhonte burgje, deportime, dhunë sistematike dhe luftë.

Por krimet që nuk gjykohen kthehen.

Historia nuk fal heshtjen.

Dhe harresa është forma më e rafinuar e bashkëpunimit me krimin.

KUSH HESHT SOT?

Kur do të ngrihet populli shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, apo në trojet ilire, për të folur me një zë për Tivarin?

Kur do ngrihet diplomacia shqiptare që paguhen nga taksat tona që këtë kasahpanë  ta thotë FORTË NË KONGRESIN AMERIKAN????                                                    Kur do të flasin parlamentet e dy shteteve shqiptare, me rezoluta, kërkesa zyrtare dhe diplomaci dinjitoze?????

Ku janë akademikët që marrin taksat e shqiptarëve dhe nuk flasin?????

Ku janë historianët e paguar nga shteti që heshtin para një krimi kundër njerëzimit?????

Ku janë intelektualët që flenë gjumë, ndërsa një pjesë e kombit u vra pa varr?????

Heshtja e tyre nuk është neutrale. Ata bij nënash rënkojnë pa varr ende sot, mbi padrejtësinë historike të ushtruar nga ata që nuk kanë asnjë cm2 tokë në trojet ilire.

Është turp historik.

Është braktisje e së vërtetës, por edhe një mëkat i madh.

Është vrasje e dytë e vëllezërve tanë.

Tivari kërkon zbardhje.

Tivari Kërkon të vërtetën.

Tivari Kërkon njohje.

Tivari Kërkon drejtësi historike.

Kur do vij kjo drejtësi???????

Sepse një komb që nderon kujtesën e të tjerëve, por hesht për të vetët, nuk është i lirë.

Është i frikësuar nga e vërteta.

Kujtesa është hyjnore.

Kujtesa është drejtësi.

Dhe drejtësia vonon, por nuk vdes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit