-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Fshati po braktiset, fondet për bujqësinë po keqpërdoren

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sot fshati shqiptar dhe mungesën e mbështetjes për fermerët, duke akuzuar qeverinë aktuale për keqmenaxhim dhe përdorim politik të fondeve publike.

Gjatë një bisede, Berisha krahasoi politikat bujqësore të qeverisë së tij me ato të sotme, duke theksuar se fshatrat po braktisen dhe bujqësia po lihet pa përkrahje reale.

“Sot fshati shqiptar po përballet me braktisje dhe mungesë totale mbështetjeje. Gjatë viteve 2009–2013 u ndërtuan politika konkrete që sollën kthimin e rreth 180 mijë familjeve në zonat rurale, u financuan pemët frutore, blegtoria dhe u investua gjerësisht në infrastrukturë. Mbështetja për fermerët jephej mbi bazë projektesh të verifikuara dhe çdo lek ishte i kontrolluar. Ndryshe nga ajo kohë, sot fondet për bujqësinë dhe zhvillimin rural, sipas meje, shpërndahen në mënyrë të padrejtë dhe përdoren për interesa elektorale. Kjo ka çuar në shpopullimin e fshatrave dhe në dështimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit