-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, humbje e madhe për artin shqiptar

Kryesoret

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka reaguar me dhimbje pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Fitim Makashi.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Gonxhja ka nderuar jetën dhe kontributin e Makashit në fushën e artit shqiptar, duke e cilësuar atë një yll të teatrit dhe kinematografisë.

“Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta. Fitim Makashi, aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt. Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”. Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot janë klasikë: “Nga mesi i errësirës”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “Ndërgjegjia”, “Larg barbarëve”, “Shpella e piratëve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerëz me guna”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Intendenti”, “Ilegalët”, “Rrugicat që kërkonin diell”. U prehtë në paqe.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit