-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iran/ Dy shpërthime të fuqishme trondisin portin dhe jugun e vendit

Kryesoret

Irani u trondit nga dy shpërthime të fuqishme, njëra në portin e Bandar Abbas dhe tjetra në qytetin e Ahvazit. Autoritetet iraniane janë angazhuar në hetime për të zbardhur shkaqet dhe për të kontrolluar nëse ka ndonjë lidhje mes dy incidenteve.

Shpërthimi i parë, që ndodhi në portin e Bandar Abbas, shkaktoi dëme të konsiderueshme në një ndërtesë tetëkatëshe dhe disa makina të parkuara. Pas ngjarjes, qarkulluan spekulime se mund të ishte një sulm ndaj një oficeri të lartë të Gardës Revolucionare, por autoritetet i hodhën poshtë këto raportime, duke theksuar se informacioni në media ishte i pasaktë.

Një shpërthim tjetër ka ndodhur në qytetin e Ahvazit, në një lagje të njohur, duke shkaktuar viktima. Katër persona, përfshirë një baba, një nëne dhe dy fëmijë, humbën jetën nga shpërthimi në një ndërtesë katërkatëshe. Dy të mbijetuar, një fëmijë tre vjeç dhe një grua, janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia dhe forcat e sigurisë janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet për të kuptuar më shumë rreth këtyre dy ngjarjeve të ndara, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e lidhjes mes tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit