Nesër, në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës “arrest me burg” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj është akuzuar për 13 vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, duke përfituar nga lejet e ndërtimit dhe fondet publike.
Po ashtu, është dërguar për gjykim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 28 persona të tjerë.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.









