-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“T’ju vijë turp që vini në Vlorë”- Qytetarët ia plasin në fytyrë Spiropalit (VIDEO)

Kryesoret

Tregtarët e Tregut Industrial kanë zhvilluar një takim të shkurtër me ministren Elisa Spiropali, pak para hyrjes së saj në aktivitetin që po zhvillohet në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Gjatë takimit, tregtarët i kanë paraqitur ministres shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Bashkisë për zhvendosjen e tregut. Ata kanë kërkuar që t’u gjendet një vend i përshtatshëm brenda qytetit për të vijuar aktivitetin e tyre tregtar.

“Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë”, iu drejtua një qytetare ministres, e cila u përgjigj se kishte ardhur për një çështje tjetër.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, tha ministrja. Spiropali ndodhej në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”.

Vlorë, tregtarët protestojnë pas vendimit bashkiak për zhvendosje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit