GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Veliaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.
Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit të vitit 2025, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase.
Veliaj është paraqitur fizikisht në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.









