-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta të dhunshme në Torino, Meloni: E rëndë dhe e papranueshme!

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ndaj ngjarjeve të dhunshme të regjistruara në Torino gjatë marshimit të grupeve antagoniste kundër dëbimit të ndërtesës së zënë ilegalisht nga qendra sociale Askatasuna, duke i cilësuar autorët e përplasjeve si “armiq të shtetit”.

“Çfarë ndodhi në Torino është e rëndë dhe e papranueshme. Një dëbim i ligjshëm i një prone të pushtuar në mënyrë të paligjshme u përdor si pretekst për të nxitur dhunë, zjarrvënie, hedhje bombash artizanale dhe agresione të organizuara, deri në sulmimin e një automjeti të blinduar të Policisë”, deklaroi Meloni përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një video ku shihet një efektiv policie duke u goditur me shkelma.

Sipas kryeministres, pamjet flasin vetë. “Nuk jemi përballë protestuesve, por individëve që veprojnë si armiq të shtetit”, theksoi ajo. Meloni shtoi se pasojat e dhunës i kanë pësuar kryesisht forcat e rendit, të detyruara të përballen me një situatë guerriljeje urbane, si dhe disa gazetarë që u sulmuan teksa kryenin detyrën e tyre profesionale.

Kryeministrja shprehu solidaritetin e plotë ndaj efektivëve të policisë, gazetarëve të sulmuar dhe qytetarëve që u dëmtuan nga aktet e dhunës, duke nënvizuar se ata “kanë paguar çmimin e një dhune të verbër dhe të qëllimshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit