-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e shpatit shkëmbor në Dragostunjë, Kozeli: Fenomen natyror, pa lidhje me punimet

Kryesoret

Një shembje e masivit shkëmbor në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Prrenjas për më shumë se tetë orë, duke bllokuar mijëra qytetarë dhe duke krijuar radhë të gjata.

Në reagimin e tij, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka sqaruar se ngjarja është pasojë e një fenomeni natyror dhe nuk ka lidhje me punimet që po zhvillohen në këtë segment rrugor, pjesë e projektit të Koridorit Tetë. Kozeli theksoi se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë, dhe kjo ka ndodhur pavarësisht se trasa e re kalon mbi këtë masiv shkëmbor.

“Kemi vëzhguar dhe konstatuar që mali është i mbingopur nga uji, duke sjellë kështu rrëshqitjen. Punimet që po kryhen në këtë segment nuk kanë pasur ndikim në këtë shembje”, deklaroi Kozeli.

Puna për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e zonës vazhdon, ndërkohë që Policia Rrugore dhe shërbimet në terren po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve për përdorimin e akseve alternative, kryesisht drejt Korçës dhe Elbasanit. Pavarësisht se situata është ende e vështirë, autoritetet shpresojnë që trafiku të normalizohet në orët në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit