-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Auron Tare: Në këtë detyrë, ajo u shndërrua në firmëtaren e bindur të çdo vendimi që i kërkohej

Kryesoret

Sa e turpshme, kur të arrestojnë, nuk të arrestojnë as me emrin tënd, por me emrin e atyre që të kanë përdorur.

Këto fjalë më erdhën në mendje sot në mëngjes, ndërsa në telefon më mbërritën disa mesazhe me titullin: “Arrestohet drejtoresha e Mirela Kumbaros”. Një titull që u shfaq për pak në mediat kryesore dhe më pas u hoq me shpejtësi., sikur dikush të kishte dhënë urdhër që emri i bashkëpunëtores më të afërt të ministres të fshihej nga çdo titull.

Në fakt, zonja e arrestuar nuk është një emër i panjohur për ata që njohin fushën e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2014, nga një ish -punonjëse sporteli në Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë profil profesional apo kualifikim të spikatur, u përpoq të siguronte një vend pune në administratën e re. Nuk u konsiderua nga askush  deri sa  papritur, u katapultua nga ministrja e atëhershme e Kulturës në një nga postet më të rëndësishme për kulturën kombëtare: Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Në këtë detyrë, ajo u shndërrua në firmëtaren e bindur të çdo vendimi që i kërkohej, leje për prishjen e vilave historike në funksion të pallateve, për rrafshimin e Teatrit Kombëtar duke e shpallur “pa vlerë”, për ndërtimin e një kafeje në Akropolin e Butrintit, për heqjen e monumenteve nga lista e mbrojtjes dhe për shumë vendime të tjera që kanë dëmtuar rëndë zinxhirin e trashëgimisë kulturore.

Me zellin e një shërbyeseje pa personalitet institucional, firmoste çdo kërkesë që i vinte, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për përfitimet e veta. Për “besnikërinë” e treguar, ajo udhëtoi pas ministres Kumbaro në çdo ministri ku kjo e fundit u emërua, kësaj here si Drejtoreshë e Mjedisit, duke firmosur leje, licenca dhe vendime që favorizonin shkatërrimin e mjedisit.

Asnjëherë nuk u njoh si një administratore në shërbim të komunitetit, të taksapaguesve, të trashëgimisë kulturore apo të mjedisit, detyra që i ishin besuar në emër të interesit publik.

E përfolur për përfshirje aktive në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, për vendime të dëmshme ndaj mjedisit, e hetuar për një projekt të BE-së mbi monitorimin e cilësisë së ajrit, sot ajo ndodhet e arrestuar për fshehjen e mbetjeve të rrezikshme.

Ky është një nga personazhet që kanë administruar dhe “mbrojtur” trashëgiminë tonë kombëtare, mjedisin tonë dhe së fundmi edhe cilësinë e arsimit në Shqipëri. Sot, për zonjën në fjalë, një fund pa lavdi por edhe nje shërbetore pa dinjitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit