Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, duke folur mbi ligjin për barazinë gjinore, vuri theksin edhe tek mbrojtja e fëmijëve.
“Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla.









