Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka marrë një vendim drastik duke ndaluar të gjitha transfertat e tifozëve të Interit deri më 23 mars 2026.
Ky sanksion erdhi pas incidentit të rëndë të ndodhur të dielën në ndeshjen ndaj Cremonese-s, ku një flakadan i hedhur nga sektori mik goditi portierin Emil Audero.
Përveç ndalimit të udhëtimeve, është urdhëruar që për ndeshjet e Interit të mos u shiten bileta as personave që banojnë në rajonin e Lombardisë. Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë synon të garantojë rendin publik dhe të parandalojë akte të tjera që rrezikojnë sigurinë e sportistëve.
I vetmi përjashtim nga ky rregull do të jetë derbi Milan-Inter i 8 marsit, pasi lëvizja e tifozërive konsiderohet e kontrolluar brenda të njëjtit qytet.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të gjithë përgjegjësit e tjerë përmes kamerave të stadiumit “Zini”.









