-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: Kërkojmë burime përtej tavaneve të buxhetit për zhvillimin e turizmit

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi planet për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe sportive në Shqipëri.

Ai tha se fokusi kryesor për vitin 2026 do të jetë kalimi përtej tavaneve të buxhetit dhe gjetja e burimeve të tjera financiare për mbështetje më të madhe të institucioneve dhe projekteve kulturore.

“Lufta jonë parësore është që të kërkojmë përtej tavaneve të buxhetit, sepse Shqipëria do të duhet të shpikë fonde dhe të maksimizojë vlerën. Shumëfishimi i mbështetjes për institucionet, mirëmbajtja, investimi në infrastrukturë, objekte historike, itinerare, muzeume tashmë kanë marrë jetë”, tha Gonxhja.

Po ashtu, ai theksoi se ka një rritje prej 6.6% të numrit të vizitorëve në turizëm, duke nënvizuar se, “Menaxhimi dhe rritja e shërbimeve turistike janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.”

Ministri gjithashtu përmendi përpjekjet për digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e hapësirës për plazhet publike, duke theksuar se do të jetë një prioritet “reduktimi i beach bar-eve, ulja e ndotjes mjedisore dhe akustike, si dhe rritja e hapësirave për aktivitete sportive dhe lojëra.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit