Gjatë seancës së sotme plenare, një replikë e ashpër ka ndodhur mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.
Balla ka përdorur një ironizim ndaj deputetëve të opozitës, duke sugjeruar përdorimin e ChatGPT për të menduar më qartë. Ky koment i ka shkaktuar një kundërpërgjigje të fortë nga Boçi, i cili e ka akuzuar Ballën për mungesë respekti dhe për përdorimin e fjalëve të pamatura.
“Skam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT. Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën. Është zakoni juaj, por po të ishit të vëmendshëm, se ai fyeu. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim. Nuk ka pasur konsultime dhe nuk dilni dot, ndaj keni nevojë për ChatGPT, ndaj përdoreni. Neni në fjalë nuk flet për komisionin e posaçmen që t’i ndërroni këto komisionet sipas qejfit. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti që i marrim vendimet vetë, jemi autonomë. Ecin në bazë të rregullores dhe kushtetutës.”









