Rusia ka rinisur sulmet ajrore ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke përfshirë Kievin, Dnipron dhe Kharkivin, pas një periudhe pauze të dakordësuar mes presidentëve Putin dhe Trump.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytet, ndërsa disa ndërtesa dhe një kopsht fëmijësh janë dëmtuar. Banorët e Kievit janë strehuar në stacione metroje për t’u mbrojtur nga sulmet dhe temperaturat e ulëta.
Megjithëse sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ishin pezulluar, Rusia ka vazhduar të godasë rrugët logjistike dhe transportin.
Dimri i ashpër ka vështirësuar situatën për Ukrainën, me sistemin energjetik që po funksionon në “modalitet mbijetese”. Një tjetër sulm ndaj minierave të qymyrit ka shkaktuar 12 viktima.
Bisedimet për një zgjidhje të mundshme do të zhvillohen këtë të mërkurë dhe të enjte në Abu Dhabi.
/5pyetjet.al









