-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvarritja e Ballukut në Kushtetuese, Këlliçi: Drejtësia dhe qytetarët duan vendim

Kryesoret

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi përmes një postimi në facebook, ka reagur lidhur me shtyrjen e vendimit nga GJK, për çështjen Balluku, duke thënë se ajo nuk po e trajton me seriozitet çështjen.

Postimi i Këlliçit

Drejtësia dhe qytetarët duan vendim, shtyrja i shërben vetëm dyshes Rama-Balluku!
Shtyrja e vendimit për Ballukun nga Gjyjata Kushtetuese, pa dhënë shpjegime, pa shpallur një datë se kur do të shprehen, nuk tregon aspak se kjo çështje po trajtohet me seriozitet.
Përkundrazi!
E vetmja palë që dëshiron që kjo të ndodhë, që të ketë zvarritje pa fund, është e pandehura dhe shefi i saj, Edi Rama. Publiku, qytetarët, taksapaguesit e vendit duan një vendim. Drejtësia nga ana tjetër, është bllokuar, masa e kërkuar nga SPAK ka ngelur e ngrirë. Dhe drejtësia ka nevojë për një vendim.
Por sërish, Kushtetuesja edhe sot la të kuptojë se ka të tjera prioritete. Me vendmin që ka marrë sot, duke mos marrë vendim e duke e shtyrë pa afat, pa transparencë deri më tani, instanca më e lartë në Gjyqësorin tonë, i ka shërbyer dyshes Rama-Balluku.
Eshtë pikërisht kjo dyshe që synon që kërkesa e SPAK të shtyhet e shtyhet, mundësisht të kalojë afatin 3 muaj, në mënyrë që të bjerë automatikisht. Sot janë bërë thuajse 50 ditë që kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut.
Edi Rama që përbetohej se nuk do të ndalonte drejtësinë, kësaj radhe e ka bllokuar dhe ka kaluar në sulm frontal ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë çështjen Balluku. Vetëm se i ka ardhur shumë për shtat dhe shumë në favor Gjykata Kushtetuse, pas të cilës ai tanimë po fshihet.
Kjo e sotmja është dhe një arsye më shumë që qytetarët të bashkohen me 10 shkurt në Bulevard.
Bashkimi, rezistenca, forca jonë janë drejtësia që ka nevojë vendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit