Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa.
“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Belinda Balluku.
Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet. Arkitekte me profesion, ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”.









