-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ 15 viktima dhe të plagosur nga përplasja mes mjetit lundrues dhe anijes patrulluese

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën detare të Myrsinidio, në ishullin e Kiosit, Greqi, ku përplasja e një mjeti lundrues që transportonte emigrantë me një anije patrulluese të Rojës Bregdetare ka rezultuar në 15 viktima deri tani. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, dhe ka lënë dhjetëra të plagosur.

Vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të mundshëm të zhdukur. Deri më tani, 26 të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kiosit, prej të cilëve 24 janë shtetas të huaj dhe dy janë efektivë të Rojës Bregdetare. Pas mesnatës, një grua e plagosur ndërroi jetë në spital, duke çuar numrin e viktimave në 15.

Përveç viktimave, janë nxjerrë nga deti 11 burra dhe 4 gra, ndërsa transportimi i trupave të pajetë ka nisur pas mesnatës. Deri tani, asnjë vdekje nga mbytja në det nuk është konfirmuar. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime të reja mbi sigurinë e emigrantëve në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit