-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Human Rights Watch’: Qendra e Italisë në Gjadër, model represiv!

Kryesoret

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Italinë për shkak të kampit për emigrantët në Gjadër. Mediat italiane shkruajnë se sipas raportit të HRW-së, Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e emigrantëve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e operacioneve humanitare të shpëtimit në det.

“Italia ndoqi një model shtypës të kontrollit të imigracionit që përfshinte ndalimin e njerëzve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e shpëtimeve humanitare në det,” thuhet në raport.

Sipas raportit, autoritetet italiane gjithashtu kanë injoruar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zyrtar libian, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për krime kundër njerëzimit. Human Rights Watch kritikon më tej edhe të ashtuquajturat masa të reja të sigurisë, duke theksuar se ato ngrenë shqetësime serioze në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shoqërimit.

“Përpjekjet e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare për të kufizuar me çdo kusht imigracionin në Bashkim kanë vazhduar të rezultojnë në rreziqe serioze dhe shkelje të të drejtave të njeriut,” vazhdon raporti.

Organizata shpreh gjithashtu alarm për raste të profilizimit racor nga policia, si dhe për dhunën ndaj grave. Raporti i bën thirrje qeverisë italiane të rishikojë politikat e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit