Gjykata e Tiranës shpalli fajtor sot Ilir Beqaraj, autorin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur një vit më parë.
Pas paraqitjes së pretencës nga Prokuroria dhe konkluzioneve të mbrojtjes, gjykata e shqyrtoi çështjen dhe shpalli vendimin përfundimtar, duke dënuar Beqarajn me 24 vite burgim.
Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja shkaktoi tronditje në Tiranë dhe pas hetimeve të shumta, autoritetet arritën në përfundimin se Beqaraj ishte i përfshirë në këtë krim.
/5pyetjet.al









