Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu pasi ka patur komplikacione shëndetësore është dërguar me urgjencë në QSUT, ku dhe është shtruar në pavionin e kardiologjisë.
Sipas burimeve, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.
“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”.









