Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona – J.K., K.K., dhe A.G., për akuzat e ushtrimit të veprimtarisë kredidhënie pa licencë, pastrim parash dhe largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Hetimet zbuluan se J.K., që ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat e mëparshme penale, vazhdoi aktivitetin e tij kriminal, duke ofruar kredi me fajde dhe pasurizuar veten dhe bashkëpunëtorët përmes pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë automjete dhe kontrata fiktive shit-blerje.
Kredidhënia e ushtruar pa licencë, si dhe kalimi i pronësisë mbi pasuri të vlefshme, tregon se shumat që ata u jepnin borxh dhëmbëve, ishin shumë herë më të mëdha se ato që ata kishin dhënë.
Gjithashtu, pasuritë e përvetësuara nga të pandehurit janë përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i kaluar në emër të personave të tjerë për të fshehur burimin e parave. Ekspertimet kontabël kanë treguar mospërputhje të pasurive të tyre me të ardhurat e ligjshme, duke konfirmuar se pasuria ishte rezultat i veprimtarive kriminale.
/5pyetjet.al









