Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke e cilësuar atë si një kërkesë të paprecedentë për Europën.
Në një komunikim për mediat, Rama theksoi se ishte i habitur nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve dhe e konsideroi këtë si një tentativë për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe Kuvendin. Ai gjithashtu kritikoi sjelljen e gjyqtarëve, duke e quajtur atë populiste.
“Jam këtu në një komunikim të drejtë për drejtë sepse jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pa besueshëm i shoqatës së gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështirimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.
S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni.”, tha mes të tjerash ai.
/5pyetjet.al









