Tërmet me magnitudë 3.7 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Pas këtyre lëkundjeve ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila bën me dije se “Gjatë mbrëmjes së sotme, 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave. Magnituda maksimale: 3.7 Thellësia: 5–15 km. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim”.









