Kryeministri polak Donald Tusk ka ngritur dyshime të forta se Rusia mund të jetë e përfshirë në organizimin e skandalit të shkelësit seksual amerikan Jeffrey Epstein.
Në një deklaratë të hënën, ai tha se gjithnjë e më shumë informacion dhe komente në median ndërkombëtare sugjerojnë se shërbimet ruse të inteligjencës mund të kenë luajtur një rol kyç në këtë skandal të madh pedofilie.
Tusk shtoi se ky mund të ketë qenë një “kurth” i ngritur për elitat perëndimore, për të siguruar material kompromentues mbi politikanët dhe individë të tjerë të shquar.
Ai theksoi se qeveria polake është duke shqyrtuar të dhënat për të hetuar lidhjet e mundshme me Poloninë dhe ka formuar një komision për të hetuar çdo abuzim të mundshëm të fëmijëve polakë nga ky rrjet.
/5pyetjet.al









