Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimet për autorët e vrasjes së biznesmenit Bujar Sofia, e ndodhur në shkurt të vitit 2021, pranë “Piramidës” në Tiranë.
Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg, ndërsa Ernejt Shyti, i cili bashkëpunoi me drejtësinë, u dënua me 7 vite heqje lirie.
Vendimi përfundimtar i Kolegjit Penal rrëzoi rekursin e pesë të akuzuarve dhe la në fuqi dënimin për “Vrasje me paramendim” dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Ata gjithashtu u shpallën fajtorë për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve.
Një tjetër person, Jemin Shera, i cili organizoi dhe urdhëroi vrasjen, u dënua me 35 vite burg në mungesë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit 2021, kur viktima, Behar Sofia, u qëllua për vdekje afër shtëpisë së tij. Vrasësi, i maskuar dhe i veshur me rroba sportive, u largua pas krimit me biçikletë, duke kaluar përmes urës së Lanës dhe duke u fshehur në zonën e Kodrave të Liqenit.









