-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët e Metës sherr me prokurorët: Kjo është dizastër! Akuza pa prova!

Kryesoret

Debat dhe akuza në seancën gjyqësore të ish-Presidentit Ilir Meta. Avokati i ish-Presidentit të vendit, Kujtim Cakrani deklaroi se prokurorët paraqitën akuza të paqarta dhe të pasakta.

“Debati ka qenë për të saktësuar personat dhe vendet, që gjykata ta kuptojë për çfarë bëhet fjalë. Deri më sot, as gjykata nuk ka kuptuar gjë. Pala mbrojtëse është detyruar të bëjë sqarime për të qartësuar relatimin e prokurorëve.

Problemi qëndron në faktin që prokurorët, pasi paraqesin argumentet e tyre, konkludojnë se ky është mendimi ynë, gjë që e detyron palën mbrojtëse të hyjë në debat.

Në seancën e ardhshme, mbrojtja do të paraqesë pretendimet e saj për papranueshmëri dhe pavlefshmëri të akuzave. Ilir Meta do të vijojë të jetë plotësisht transparent me publikun për të sqaruar çdo detaj të kësaj çështjeje.

Gjykata Kushtetuese? Kjo është një dizastër që nuk ka më asnjë lloj logjike që ti bën sot kërkesën dhe pas nëntë muajsh ti të bëhet, ndërkohë që çështja mund të ketë kaluar edhe në gjykim themeli. Pra kjo është Gjykata jonë Kushtetuese.

Unë nuk kam më fjalë çfarë t’ju them se ju po e shikoni vetë çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese dhe padyshim që ne kemi rezervat tona, por duke qenë që  duhet të jemi subjektiv në gjykimin ndaj saj, po mendojmë që të heshtim, mos të flasim më, sepse do jemi padyshim jo të besueshëm për publikun” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit