Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e plotë të aksit Qafë Thore-Theth, për shkak të rënies së ortekëve pranë tuneleve panoramike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se rruga është e mbyllur për të gjitha mjetet, përfshirë ato borëpastruese, për arsye sigurie.
ARRSH u bën apel qytetarëve të shmangin kalimin në këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për lëvizje.
Ajo ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









