-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjirokastër/ 30-vjeçarja dhunohet, arrestohet burri, vëllai dhe xhaxhai

Kryesoret

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për katër shtetas, të dyshuar për dhunë në familje dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj një 30-vjeçareje, pas një konflikti familjar.

Ata janë: A. A., 34 vjeç vëllai, S. A., 54 vjeç xhaxhai dhe L. L., 43 vjeç bashkëshorti, të gjithë të arrestuar përkatësisht në Tiranë dhe Këlcyrë.

Dyshohet se ata, më 10 janar 2026, e kanë mbajtur me forcë 30-vjeçaren në një automjet dhe e kanë dhunuar.

Masat e sigurisë për këta shtetas u ekzekutuan pas një hetimi të përbashkët të policisë nga Komisariati i Gjirokastrës, Seksioni “Shqiponja” dhe Komisariati i Tiranës.

Ndërkohë, është ekzekutuar edhe masa “Arrest në shtëpi” për E. M., 51 vjeç, për heqje të paligjshme të lirisë.

Hetimet vijojnë dhe materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit