ILD ka nisur shqyrtimin e dosjes, së dërguar nga KLGJ për gjyqtaren Irena Gjoka.
Shqyrtimi nis, pas vendimit të marrë disa ditë më parë nga KLGJ, i cili me shumicë votash vendosi që çështja që lidhet me dënimin e saj të pretenduar në Greqi t’i kalojë për verifikim dhe vlerësim organit kompetent, ILD-së.
Kjo e fundit rezulton të ishte e dënuar në Greqi në vitin 2005 nga gjykata e Janinës.









