Një familje që dyshohet të jetë shqiptare ka humbur katër anëtarë nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, në provincën e Luccës, Itali.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një shpërthim i monoksidit të karbonit vrau një baba 48-vjeçar, nënën 43-vjeçare dhe dy fëmijë të moshave 22 dhe 15 vjeç.
Vëllai i 48-vjeçarit, që shkoi për t’i kontrolluar pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje, u dërgua në spital në gjendje kritike.
Shërbimet e shpëtimit arritën të hynin në shtëpi, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin jetët e viktimave.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e helmimit dhe, sipas raportimeve, familja dyshohet të ketë origjinë shqiptare. Tragjedia ka tronditur komunitetin dhe autoritetet janë angazhuar për të zbuluar të gjitha detajet e ngjarjes.









