Banorët e fshatit Rrjoll, në Velipojë, kanë vazhduar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e tyre, duke e zhvendosur këtë herë atë para godinës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kryeqytet.
Ata kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi për pretendimet e tyre, duke theksuar se ky projekt ndërtimi dëmton pronat dhe territorin e tyre.









