Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka hedhur akuza ndaj Evropës, duke i cilësuar si “dyfytyrësh” në mënyrën e tyre të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë të mërkurën, ai tha se evropianët shpesh kritikojnë publikisht politikat amerikane, por në biseda private janë të gatshëm të bëjnë lëshime. “Ata thonë se nuk do të bashkëpunojnë me SHBA-në, por kjo është e rreme”, deklaroi Vance.
Në të njëjtën intervistë, ai paralajmëroi për pasojat e mundshme të një arme bërthamore nga Irani, duke theksuar se kjo do të shkaktonte një garë armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme, me Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit që mund të ndjekin shembullin e Teheranit. Sipas Vance, SHBA do të ruajë opsionet e saj të hapura, përfshirë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake nëse është e nevojshme për të ndaluar Iranin nga armatosja bërthamore.
Sa i përket të ardhmes së Iranit, Vance shprehu shpresën për një ndryshim të regjimit dhe për mundësinë që të ardhmen të drejtojë një qeveri më miqësore ndaj SHBA-së.
/5pyetjet.al









