-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heroizëm mes flakëve në Tiranë! VIDEO-Si e shpëtoi zjarrfikësi gruan e bllokuar

Kryesoret

Në mes të flakëve dhe kaosit që përfshiu pallatin në Tiranë, një zjarrfikës tregoi një akt të jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi. Teksa objekte të rënda binin nga lart dhe rreziku ishte i madh në çdo sekondë, ai arriti të depërtonte në zonën e përfshirë nga zjarri dhe të ndihmonte një grua që rrezikonte të mbetej brenda. Me qetësi dhe vendosmëri, ai e nxori atë nga rreziku, duke i shpëtuar jetën në momentet më kritike.

Në kulmin e situatës, zjarrfikësi e përqafoi për ta qetësuar dhe menjëherë hoqi kokoren e tij mbrojtëse, duke ia vendosur asaj në kokë për ta mbrojtur nga rënia e objekteve. Ky gjest i fortë human dhe sakrifikues tregoi përkushtimin e tij të plotë ndaj jetës së qytetarëve, edhe në kushte kur vetë ishte i ekspozuar ndaj rrezikut.

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu në kompleksin “Arlis” është kthyer në një nga ngjarjet më shqetësuese sot në kryeqytet, duke përfshirë në pak minuta të gjithë godinën dhe duke vënë në rrezik serioz edhe zonën përreth. Fillimisht, flakët dyshohet se nisën në fasadë, por përhapja ishte aq e shpejtë sa situata doli jashtë kontrollit brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet e para të incidentit pranë ambienteve të “Big Market”, nga ku dyshohet se nisi gjithçka./ Marre nga JOQ

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit