-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia dhe Vora në përballje të fortë/ Lufta për fitoren

Kryesoret

Një nga duelet më interesante dhe që merr vëmendjen e tifozëve është përballja Vllaznia – Vpra. Duel ky që do të luhet në stadiumin e Vorës, pasi siç dihet me dakortësinë e klubeve dueli i fazës së dytë ku skuadra e Bellait ishte pritëse u zhvillua në Shkodër, pasi nuk kishin ende stadiumin e tyre. Dhe në këto kushte ky takim, ku shkodranët në letër janë pritës do të luhet në Vorë.

Dueli do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:30 dhe që premton të jetë mjaft i luftuar. Te Vora janë më të morivuar se kurrë për të marrë një rezultat pozitiv, teksa prej 5 ndeshjesh nuk e njohin humbjen.

Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur axhendën e kësaj përballje, ndërsa një “mesazh” ka dhe për shkodranët. Skuadra ka shkruar krahas videos “90 minuta, një mision”, duke treguar kështu se qëllimi kryesorë i tyre do të jetë fitorja.

Siç dihet aktualisht Vora ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim me 25 pikë, ndërkohë nga krahu tjetër Vllaznia është e para me 42 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit