-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH: Hapet rruga Librazhd-Prrenjas, nuk ka rrezik

Kryesoret

Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se përfunduan punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht pas disa ditëve bllokim.

Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment mori masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar.

U bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

“Kjo ndërhyrje do të rritë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit