Paraguai afrohet akoma dhe më shumë drejt fazës me eliminim direkt në Botërorin 2026, pasi mposhti Turqinë me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e Grupit D.
Edhe pse Turqia provoi në të gjitha mënyrat të shënonte golin e barazimit nuk ia doli dot.
Turqia reagoi dhe krijoi disa raste të mira. Arda Güler provoi me një goditje mbi traversë, ndërsa Mert Müldür iu afrua barazimit në minutat e para të pjesës së parë, kur goditja e tij me kokë pas një goditjeje dënimi u ndal nga fati, duke prekur si traversën ashtu edhe shtyllën.
Pavarësisht dominimit dhe numrit të madh të rasteve të krijuara, skuadra e Vincenzo Montellës pësoi humbjen e dytë radhazi në grup dhe humbi çdo shans për kualifikim.
Ndërsa amerikanolatinët siguruan tri pikë shumë të rëndësishme dhe afrohen ndjeshëm me fazën tjetër të turneut.









