-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Eksplozivi i vendosur në automjet për tentativë vrasje, shpallet në kërkim autori

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është parandalua në zonën e Vrinës, Konispol, ku një eksploziv u gjet i vendosur në automjetin e Mirash Gjikolës, një 57-vjeçar me precedent penal.

Lëndën shpërthyese e zbuloi vetë drejtuesi i mjetit, i cili menjëherë njoftoi policinë.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit dhe reparti anti-eksploziv të RENEA-s, shpërthimi u evitua.

Policia ka shpallur në kërkim Dedë Gjinin, i dyshuar për vendosjen e eksplozivit, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Dyshohet për një hakmarrje apo konflikt të mëparshëm, duke pasur parasysh të kaluarën kriminale të 57-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit