Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6 shkurtiT.
E para që zbriti në San Siro ishte pikërisht delegacioni grek dhe menjëherë i erdhi radha delegacionit kuqezi të valëvisë flamurin e tij me Lara Colturin që ndodhej në Cortina dhe Denni Xhepan nga Livigno.
Shqipëria garon në Lojërat Olimpike Dimërore me 4 sportistë, që të katërt pjesëmarrës në Skitë Alpine. Përvec Lara Colturit dhe Denni Xhepës për ngjyrat kuqezi garojnë edhe Semire Dauti dhe Lisa Brunga./ TCH









