Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë kanë protestuar, sërish ditën e somte kundër ndërtimit të resortit luksoz.
Ata kanë qënduar të bashkuar duke bllokuar punimet nga makineritë e firmës kontraktuese, kjo e cila ka sjellë përshkallëzimin e situatës së mëtejshme.
Protestuest kanël ndërhyrë drjejtpërdrejtë duke nxjerrë punonjësit nga makineritë e rënda, nga ku janë përplasur edhe me forcat e policisë.
Prej disa orësh, punimet janë ndërprerë dhe punonjësit kanë zbritur nga fadromat, ndërsa banorët janë shprehur të vendosur për të bllokuar çdo ditë punimet në të njëjtën formë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata u kanë bërë thirrje edhe bashkëfshatarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave.
Kjo shënon ditën e pestë të protestës së banorëve të Baks-Rrjoll. Një ditë më parë, ata kanë protestuar pranë SPAK, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lidhur me çështjen.
Ndërkohë, banorët kanë paralajmëruar se të hënën, në orën 09:00, do të zhvillojnë një tjetër protestë pranë Prokurorisë së Shkodrës.









