-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të hënën, Rama pritet të takohet me Antonio Costan në Bruksel

Kryesoret

Ndërsa Gjykata Kushtetuese vijon të mos marrë një vendim për çështjen Balluku, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të hënën drejt Brukselit për një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Takimi nuk ishte paralajmëruar më herët dhe vjen në një moment tensioni institucional në Shqipëri.

Lajmin e jep portali Kapitali, i cili thotë se sipas burimeve, në Bruksel, një nga temat që pritet të diskutohet në këtë takim është hetimi i SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe refuzimi i mazhorancës për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Burimet theksojnë se në institucionet europiane po vërehet me shqetësim qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj drejtësisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që lidhen me çështjen Balluku.

Sipas të njëjtave burime, kërkesa nga Brukseli është që proceset ligjore të ndiqen pa pengesa politike, ndërsa çdo përplasje e qeverisë me SPAK konsiderohet një problem serioz për procesin e integrimit europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit