Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra
Gjyqatarët kushtetues votuan:
Pro ankimimit të Ramës: Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja
Pro pezullimit të Ballukut nga detyra: Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi, Sandër Beci









