-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli për Legjislacionin shqyrton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, caktohen relatorët

Kryesoret

Nën drejtimin e Greta Bardelit, kryesuese e Këshillit për Legjislacionin, u zhvillua mbledhja e radhës e këtij këshilli, ku u diskutuan dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli u njoh fillimisht me përmbajtjen dhe vendimmarrjen e Gjykatës, ndërsa më pas u caktuan relatorët për çështjet në fjalë.

Për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat e gjyqtarëve, relatorja e caktuar ishte Aulona Bylykbashi, e propozuar nga mazhoranca. Nga pakica parlamentare nuk u paraqit asnjë propozim për relatorë.

Për vendimin që shpalli të pavlefshëm ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, u caktuan si relatorë Gjin Gjoni, i propozuar nga opozita, dhe Erion Malaj, i propozuar nga mazhoranca.

Këshilli vendosi që mbledhja e ardhshme të mbahet më 4 maj 2026, ku relatorët do të paraqesin raportet e tyre për çështjet në shqyrtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit