-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e biletës në Kamëz, qytetari-Berishës: Ligji u miratua edhe nga këshilltarët demokrat

Kryesoret

Rritja e çmimit të biletës së transportit urban në Kamëz u rikthye sërish si shqetësim publik gjatë foltores së sotme me demokratët në Kamëz. Një qytetar që mori fjalën ngriti hapur problemin e shtrenjtimit të biletës së autobusit, duke theksuar se qytetarët po angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese.

Qytetari në Foltoren në Kamëz:

Deputetët të jenë pak më të ashpër atje në parlament o doktor. Mos të na lënë vetëm ne që të çohen demokratët. Edhe ato. Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urabnit, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e biletës. Edhe kam një mirë tha doktor Petriti, si u ngrit bileta, edhe nuk bëhet fjalë. Mori fund aty çdo gjë. Tani u miratua nga anëtar të këshillit bashkiak edhe demokrat. Ai ligj. Çfarë të them tjetër gjë. Me datën 10 do vijmë do marrim pjesë. Do përleshemi.

Shqetësimi i ngritur në foltore vjen disa muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së urbanit nga 40 në 50 lekë dhe rritjen e abonesë mujore nga 1200 në 1400 lekë. Ky vendim u shoqërua me akuza të forta për konflikt interesi dhe çoi në nisjen e një hetimi paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, hetimi u hap pas ankesave dhe reagimeve publike në media dhe ka për qëllim të analizojë funksionimin e konkurrencës në tregun e transportit urban në Kamëz. Në fokus janë linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, ku operator i vetëm i licencuar është shoqëria “SHPRESA – AL” SHPK, e cila mban një pozitë dominuese në treg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit