Një operacion i përbashkët i policisë italiane dhe asaj spanjolle ka çuar në arrestimin e një shqiptari të shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Ai, me origjinë nga Durrësi, ishte fshihej që prej vitit 2004 dhe kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shpërndarje narkotikësh dhe posedim armësh.
Operacioni, i zhvilluar në Spanjë, ka konfirmuar se shqiptari ishte pjesë e një grupi që furnizonte me kokainë dhe substanca të tjera narkotike, përfshirë heroinë dhe marihuanë. Ai gjithashtu kishte në posedim 2 kg marihuanë dhe municione për armë të paligjshme.
Shqiptari, i cili ka një dënim të mbetur prej 4.5 vitesh burgim dhe një gjobë prej 9,000 euro, është ndaluar dhe tani është në pritje të ekstradimit në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
/5pyetjet.al









