-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikim armësh nga Kosova/ Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohen 12 pistoleta

Kryesoret

Policia e Tiranës ka sekuestruar 12 pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

Gjatë operacionit të koduar “Barriera”, u arrestua D. B., 27 vjeç, nga Kosova, i cili ishte poseduesi i armëve.

Pistoletat, përfshirë 10 Glock, u gjetën fshehur në mjetin e tij “Volkswagen” gjatë një kontrolli në dalje të Unazës së Madhe.

Hetimet, të realizuara me metoda proaktive, zbuluan se ai kishte për qëllim shitjen e armëve në Tiranë.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit