-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për kalim transit, Koci: Të martën do të jem në Beograd në cilësinë e avokatit

Kryesoret

Avokati, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, ka bërë të ditur se ditën  e martë do të jetë në Beograd të Serbisë, në cilësinë e përfaqësuesit dhe mbrojtësit ligjor të Mit’hat Lozhanit, i cili dy ditë më parë është arrestuar nga policia serbe gjatë një kalimi transit në Serbi.

Postimi i Kocit

Të martën do të jem në Beograd, në cilësinë e avokatit, për rastin e Mit’hat Lozhanit, i arrestuar nga policia serbe gjatë transitit nëpër Serbi.
Qe sa vite merrem me raste të shtetasve të Kosovës që ndalohen në Serbi. Për këtë arsye, emri im njihet edhe atje, dhe nuk shihet me simpati. Si rrjedhojë, aktiviteti i im profesional në Serbi nuk është pa rrezik.
Për këtë arsye, po e bëj publik këtë udhëtim.
Transparenca, në këto rrethana, është forma më e fortë e mbrojtjes dhe mënyra më efektive, për të minimizuar rrezikun e ndonjë incidenti eventual, gjatë qëndrimit tim në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit