Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka lënë spitalin “Nënë Tereza”, ku ishte shtruar për trajtim mjekësor pas problemeve me zemrën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke falënderuar Moisiun për besimin që tregoi ndaj ekipit të mjekëve.
Përkatësisht, më 5 shkurt, mjekët e ekipit të aritmologjisë i vendosën Moisiut një pacemaker me dy dhoma, një pajisje mjekësore që ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës kur ai është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt. Moisiu vuante nga një formë të bllokut atrioventrikular, një problem i zakonshëm që lidhet me moshën.
Gjendja e ish-presidentit është aktualisht e qëndrueshme dhe po përmirësohet pas ndërhyrjes. Ekipi mjekësor i QSUT-së shprehu urimet për shërimin e plotë të tij, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shëndet të plotë.
/5pyetjet.al









