Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.
Vendimi u dha në seancë paraprake nga gjyqtarja Etleva Deda. Ky vendim vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës. Tani pritet shorti për trupën gjykuese.









